Zimbabve, helikopteri i Forcave Ajrore përplaset me një shtëpi, humbin jetën 4 persona

TË FUNDIT

Tre anëtarë të ekuipazhit dhe një fëmijë në tokë gjetën vdekjen të premten pasi një helikopter ushtarak i Zimbabvesë u rrëzua në një shtëpi pranë kryeqytetit, Harare.

Helikopteri ishte në një mision stërvitor, me dy pilotë dhe një teknik kur u zhduk nga radarët.

“Ne jemi thellësisht të trishtuar nga humbja e jetëve pas aksidentit fatkeq”, tha Marshalli Ajror Elson Moyo.

Në rrjetet sociale u publikuan video të pjesëve të djegura të helikopterit si dhe të forcave të sigurisë duke kryer një hetim.

Forca Ajrore e Zimbabves ankohet se helikopterët dhe avionët e saj luftarakë janë të vjetër, por ata nuk kanë qenë në gjendje të blejnë të reja për shkak të sanksioneve nga vendet perëndimore, raporton Reuters.