Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të Bajernit, David Alaba, publikoi “AS”.
Udhëheqësia e klubit të Madridit sheh tek futbollisti austriak një zëvendësim të mundshëm për Marselon.
Kontrata aktuale e Alabas me klubin e Mynihut skadon në vitin 2021 dhe palët janë larg vazhdimit të kontratës.
Më herët, mediat gjermane raportuan se 27-vjeçari nuk planifikon të qëndronjë në Mynih.
Këtë sezon, Alaba ka luajtur 28 ndeshje për Bajernin, duke shënuar një gol dhe dy asistime.
