Qeveria e Kosovës ka miratuar tri masa në sektorin e energjisë elektrike, si kundërpërgjigje ndaj bllokimit të linjave ndërkufitare për tregtim nga Serbia, përcjell TV21. Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se masa e parë është ndalimi i tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, ndërsa paralajmëroi se masat mund të ashpërsohen nëse nuk ndryshon situata. Dy masat e tjera parashohin shpalljen e gjendjes emergjente në sektorin e energjisë dhe obligimin e KEK-ut dhe ndërmarrjes Ibër-Lepenci për të siguruar kapacitete ndërkufitare dhe energji për furnizimin publik. Qëllimi është të sigurohet furnizim i qëndrueshëm me energji elektrike në vend.
