Ziberi: Vërejtjet tona shumë pak janë vendosur në Ligj! Sigurisht që jemi shumë vonë me këtë ligj

TË FUNDIT

Ndonëse zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani tha se sugjerimet nga universitetet do të merren parasysh në Ligjin për arsimin e lartë, me këtë nuk u pajtua profesori Bashkim Ziberi, që siç tha, vërejtjet e tyre shumë pak janë të vendosura në ligj, por pavarësisht të gjithave, profesori tha se ligji është i vonuar, shkruan TV21.

Por Ziberi në Click Plus foli edhe për autonominë e universiteteve, një ndër temat që ngriti debat, që siç tha, duket të ketë edhe llogaridhënie se çka kanë bërë universitetet me mjetet vetanake dhe sa transparent janë.