Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se një marrëveshje me Iranin është afër.
Sipas tij, Teherani është pajtuar me pothuajse të gjitha kërkesat e SHBA-së.
Ai ka shtuar se Irani është i gatshëm që sot “të bëjë gjëra” që më herët ishin të papranueshme.
Në një deklaratë jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trumpi ka thënë se Irani është pajtuar të mos ketë armë bërthamore për më shumë se 20 vjet.
“Po duket se po shkon shumë mirë dhe do të kemi një marrëveshje me Iranin dhe do të jetë një marrëveshje e mirë. Do të jetë një marrëveshje pa armë bërthamore. Do të kemi deklaratë të fuqishme, përtej 20 vjetësh, që ata nuk do të kenë armë bërthamore. Të jemi të sinqertë, nuk ka një kufi 20-vjeçar”.
Ende nuk ka ndonjë përgjigje nga Irani.
