Ziadin Sela: Në cilën derë më fton Arben Taravari, në derën time? Në shtëpinë që e kam ndërtuar vetë dhe ia kam dhënë të gatshme?

TË FUNDIT

-Këto lloj thirrjes, nga këto lloj njerëzish, për mua nuk kanë asnjë vlerë, tha Ziadin Sela duke komentuar statusin e tij në drejtim të Arben Taravarit, i cili tha se ASH-ja është shtëpi e madhe dhe se ka vend edhe për Ziadin Selën.

“Në cilën derë më thirr ky zotëri mua? Te ajo derë që është e imja, në cilën shtëpi ky e hapka derën? Në shtëpinë time që e kam ndërtuar vetë dhe ia kam dhënë të gatshme.”, tha Ziadin Sela.

Sela e shpjegoi edhe statusin e tij që e kishte në Facebook për këtë çështje.

“Mund të jetë një kasolle, por në qoftë se kjo kasolle ka për të zot një burrë të fjalës, të nderit e të burrnisë, është pallat mbretëror në vetvete, në kuptimin simbolik”, tha Sela.