Zhelinë, banorët dyshojnë në ndërtimin e bulevardit! Nga Komuna thonë se projekti do të realizohet në mënyrën më të mirë

TË FUNDIT

Disa banorë të Zhelinës protestuan duke kërkuar që komuna e tyre, projektin për bulevardin ta realizojë ashtu siç projektuar. Ata kanë dyshime se projekti ka paraparë që rrjeti i kanalizimit të jetë në dy anët e rrugës, ndërsa në terren po bëhet vetëm nga njëra anë. Gjithashtu ankohen se nuk ka as tabelë informuese se si do të duket projekti pas realizimit.

Nga komuna Zhelinës thonë se projekti do të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa për protestuesit thotë se janë individë që e kanë shpall vetën mbikëqyrës.

Ndryshe bulevardi i komunës së Zhelinës ka një gjatësi prej 500 metrash, ndërsa sipas banorëve ky bulevard  do të zgjidhte një problem të madh të banorëve nëse do të kishte kanalizim atmosferik dhe fekale siç duhet.