Zhduket Mijallkov, policia s’mund ta gjejë! Zaev kërkon përgjegjësi

TË FUNDIT

Janë mbledhur mjetet e nevojshme për Noarin 3-vjeçar

Të afërmit e Noarit 3-vjeçar, që vuan nga tumori në veshkë, njoftojnë se, janë mbledhur mjetet e nevojshme për...

Qeveria e zgjeruar, VMRO-ja ndryshoi qëndrim, PLD-ja tha “jo”, për ASH-në ky është blof

https://youtu.be/MfaEpYyR6Xw Pasi që e mori besimin në Kuvend, dje kryeministri Zoran Zaev i ofroi opozitës që të jetë pjesë e...

Çairi dhe Saraji festojnë 7 Marsin, të pranishëm Mexhiti dhe Bexheti, por jo funksionarët e lartë BDI-së

https://www.youtube.com/watch?v=Wn3dB3j4U-Y Se po vazhdojnë fërkimet brenda BDI-së, kjo u pa edhe sot në shënimin e festës së 7 marsit, në...

Qendër terapie me protone për pacientët e vegjël me sëmundje të rënda

Një qendër e terapisë me protone për trajtimin e pacientëve të vegjël me kancer pritet të nisë funksionimin në...

Asfaltimi i autostradës Shkup-Bllacë ende s’ka filluar

https://www.youtube.com/watch?v=juo8archIpw Shumë fjalë, shumë premtime e fotografi, por asfaltimi i dy kilometrave rrugë, në autostradën Shkup-Bllacë ende nuk ka filluar...

Ish shefi i DSK, Sasho Mijallkov me shumë gjasa nuk e mbajti fjalën e thënë.

 “Me arratisje nuk zgjidhen problemet”, deklaroi Sasho Mijallkov – i akuzuar (08.02.2019).

Nga dje pasdite është i paqasshëm për autoritetet. Së fundmi ekipi i TV21 e ka parë në lokalin District në Hotel Marriott, rreth orës 14. Kishte takim me ish kryetarin e Aerodromit, Ivica Konevski, i cili sot thotë se nuk ka informacione se ku gjendet Mijallkov.

Për kryeministrin Zaev kjo është edhe një zhgënjim pas arratisjes së Gruevskit. Thotë se nuk ka marrëveshje politike, ndërsa nëse nuk e gjejnë do të kërkojë edhe përgjegjësi.  

 “Absolutisht nuk ka marrëveshje politike, unë jam i lumtur që si i pari në pushtetin ekzekutiv kemi siguruar kushte në kohë pas regjimit, pas vjedhjes së shtetit, me gjithë ndikimet dhe fuqitë është organizuar proces juridik i  cili po finalizohet”, deklaroi Zoran Zaev – Kryeministër i RMV-së.

Procesi juridik do të finalizohet të premten me aktvendim për rastin “Target – Fortesa”, por me shumë gjasa pa aktorin kryesor.

Përndryshe dje, por edhe sot para shtëpisë së Mijallkovit në Vodno numër i madh i njësive të policisë e sigurojnë hapësirën, polici ka edhe te Hoteli Marriott.

Lideri i DPMNE, Hristijan Mickoski, i cili po përballet me “kërcënime” për ndryshim të tij pikërisht nga i ashtuquajturi “Koalicioni Marriott” kërkon dorëheqje.

 “Ka kohë që kam thënë, mafia ka shtetin e vet. Nuk ka vend që nuk ka hyrë. Dorëheqje e Qeverisë menjëherë”, u shpreh Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Përndryshe, nëse konfirmohet se Mijallkov ka ikur, do të jetë i akuzuari i katërt i PPS që është arratisur. Para tij në listë janë Nikolla Gruevski i cili ka fituar azil në Budapest, ndërsa janë refuzuar disa kërkesa për ekstradimin e tij. Në Greqi gjenden edhe dy agjentët Grujevski dhe Boshkovski.

TË NGJAJSHME