Zgjerohet hetimi për Rashkovskin! Nga një këshilltar ka marrë nga 500 euro në muaj

TË FUNDIT

Ish-sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski, nga njëri prej bashkëpunëtorëve të angazhuar në Qeveri, i cili ka pasur honorar prej 80 mijë denarëve, çdo muaj ka marrë nga 500 euro, zbuloi Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Për Rashkovskin dhe dy të dyshuarit e tjerë për furnizimin e paligjshëm të softuerit për të cilin MPB-ja nuk ka pasur nevojë, Prokuroria hapi edhe një hetim për një softuer tjetër i cili gjithashtu është blerë në mënyrë të paligjshme. Nga PPTH-ja thonë se tre nga katër personat tashmë të dyshuar, kanë kryer edhe dy vepra të tjera penale për të cilat prokurori publik nga Prokuroria për Krim të Organizuar ka sjellë urdhër të ri që kundër tyre të zbatohet procedurë hetimore.