Maqedonia e Veriut do të mund të furnizohet me gaz nga më shumë burime nëpërmjet Bullgarisë. Kjo është bërë e mundur sot pas nënshkrimit të Marrëveshjes për kyçje ndërsistemore për furnizimin dhe shpërndarjen e gazit në pikën ndërlidhëse Qystendil-Zhidilovë ndërmjet GA-MA SHA dhe Bulgartransgaz EAD.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se është moment historik dhe se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje hap mundësinë e rritjes së kapacitetit aktual të gazsjellësit me Bullgarinë.
“Një ditë e rëndësishme, lirishtë mund të them ditë historike, për sektorin e energjetikës në shtetin tonë ku nga një janari do të lirohen kapacitet e gazit natyrorë i cili do të transportohet në shtetin tonë për nevojat e ngrohjes”, pohoi Kreshnik Beketeshi, ministër i Ekonomisë..
Kapaciteti teknik në pikën e dorëzimit do të jetë 3,044,000 metra kub, që do të thotë se kapaciteti teknik do të rritet për 500.000 metër kub me mundësinë e lirimit të kapaciteteve aktuale të papërdorura shtesë. Bekteshi thotë se më këtë do t’i jepet fund rolit monopol që kanë luajtur disa kompani me transportin e gazit natyrorë.
“Është me rëndësi që të shtohet fakti se pas pavarësisë së shtetit tonë për herë të parë po realizohet pazari për gaz natyrorë në kuadër të direktivave të BE-së dhe po rritet konkurrenca ne pjesën e tregtisë me gaz natyrorë në shtetin tonë, dhe një herë e përgjithmonë do të ndërpritet roli monopol i kompanive të caktuara të cilat kanë transportuar vite më përpara me gazin natyrorë”, tha Kreshnik Beketeshi, ministër i Ekonomisë..
Gjithashtu, kjo Marrëveshje ndryshon edhe metodologjinë për llogaritjen e sasisë së
gazit dhe metodën e përcaktimit të cilësisë së gazit dhe analizën e tij dhe inspektimin e
rregullt, domethënë, matja e energjisë do të konvertohet në kilovat orë [kwh] në vend të
metër kub në një temperaturë referimi prej 20℃ [nm3]. Marrëveshje do të zbatohet nga 01.01.2023.
