Maqedonia shënon 23 Tetorin, Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase

TË FUNDIT

Sot në Maqedoninë e Veriut shënohet 23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, në kujtim të themelimit të Organizatës Revolucionare Maqedonase në Selanik, më 23 tetor 1893. Organizata u krijua me synimin për të luftuar për autonominë e Maqedonisë nën sundimin osman.

Ndër themeluesit e saj ishte edhe Dame Gruev. Kjo datë shënohet si festë shtetërore dhe lidhet me historinë e lëvizjes revolucionare maqedonase dhe përpjekjet për liri e autonomi.

Me rastin e kësaj dite, në Shkup do të vendosen kurora me lule te Monumenti i themeluesve të VMRO-së, ndërsa në Kuvend do të ndahet çmimi shtetëror „23 Tetori“ për arritje në fushën e kulturës, artit dhe shkencës.