Të gjitha partitë shqiptare pohojnë se janë të gatshme për zgjedhje e për fitore, por kur vjen çështja se në cilën datë duhet të mbahen zgjedhjet, kanë qëndrime të ndryshme. Kandidati për deputet i BDI-së, Abren Ziberi, rithekson qëndrimin e partisë së tij se lufta ndaj COVID-19 është më e rëndësishme se zgjedhjet, duke marrë paraysh edhe implikacionet ekonomike që mund të kemi, andaj nuk kanë propozuar asnjë datë.
“Prandaj gjatë gjithë kësaj periudhe, që nga fillimi i pandemisë e deri në ditën që flasim sot, asnjëherë nuk kanë qenë interesi ynë kalkulimet e ngushta partiake”, tha Arben Ziberi, BDI.
Për dallim nga partia shqiptare në pushtet, partitë e tjera tashmë kanë propozuar data për zgjedhje. Lëvizja Besa, mbështet qëndrimin e partnerit të saj parazgjedhor LSDM-së, 21 qershorin. Arsyeja se pse duhen zgjedhje sa më parë, sipas Blerim Sejdiut, ështe se vetëm zgjedhjet do të krijojnë një qeveri të re funksionale të gatshme për ta nxjerrë vendin nga sitata aktuale.
“Duam të ketë një qeveri funksionale, me vota të lira dhe demokratike, me institucione funskionale, ku ne të gjithë besojmë se do të dalim nga kjo situatë. Ajo qeveri do të na nxjerrë nga kjo situatë që është krijuar pa dëshirën e askujt”, tha Blerim Sejdiu, Besa.
Nga ana tjetër partnerët e koalcionit parazgjedhor, Aleanca për Shipatrët dhe Alternativa, si datë për zgjedhje kanë propozuar 26 korrikun. Duke u bazuar tek ekspertët, konsiedrojnë se përhapja e koronavirusit në këtë periudhë do të jetë më e vogël, e krahas kësaj thonë se KSHZ-së i duhet më shumë kohë për tu përgatitur dhe se është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e vëzhguesve ndërkombëtarë.
“Duke pasur parasysh se ende jemi shtet që ende nuk ka dalë nga kapja, shtet me demokraci të brishtë ku patjetër duhet të ketë vëzhgues nga jashtë. Pa u vendosur përfundimisht hapja e kufijve në Evropë dhe pa rifikkuar fluturimet, vlerësoj se shkakton shumë pjesëmarrje pët pjesëmarrje të vëzhguesve nga jashtë”, tha Arben Fetai, ASH.
Megjithatë koalicioni Aleanca-Alternativa është i gatshëm të lëshojnë pe për datën e zgjedhjeve me qëllim që të arrihet koncencusi i nevojshëm mes partive politike, pohoi dje për TV21 kreu i Alternativës Afrim Gashi.
“Nuk është problem. Aleanca dhe Alternativa si koalicion nuk ka qëndruar shumë fuqishëm duke mos lëvizur aspak nga 26 korriku, plus minus nuk është problem por të ulemi dhe të merremi vesh për të përafruar qëndrimet”, tha Afrim Gashi, kryetar Alternativa.
Për dallim nga partitë shqiptare që duhet të jenë më elastike për kompromis për datën e zgjedhjeve, dy partitë më të mëdha maqedonase LSDM-ja në pushtet dhe VMRO-DPMEN-ja opozitare, janë më këmbëngulëse në qëndrimet e tyre. Edhe pse të dyja palët gjatë gjithë kësaj kohe janë shprehur të gatshme për një zgjidhje të mesme, rezultatet nuk duken ende askund. Socialdeokaratët vazhdojnë t’i qëndrojnë idesë për zgjedhje në mes të qershorit, kurse DPMNE-ja ka propozuar fundin e gushtit ose fillimin e shtatorit.
