Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka shkaktuar reagime të forta në Washington të mërkurën, duke ia atribuar drejtpërdrejt luftës me Iranin humbjen e partisë së tij në zgjedhjet e mesmandatit.
Deklarata u interpretua në masë të madhe si një përpjekje për t’u distancuar nga presidenti Donald Trump, përpara kandidimit të mundshëm për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028.
Në një deklaratë prej rreth 600 fjalësh, të publikuar në rrjetin social X, zëvendëspresidenti ka pranuar se votuesit që kishin mbështetur Trumpin në vitin 2024 i kishin braktisur republikanët në zgjedhjet afatmesme.
“Arsyeja pse humbëm është lufta. Vetë presidenti e tha këtë mbrëmë”, ka shkruar ai.
Në intervistat e dhëna të martën vonë dhe të mërkurën, Trumpi e ka mbrojtur luftën, por kishte pranuar se ajo ndikoi në fitoren e demokratëve, të cilët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan.
Qëndrimi i Vance ndaj luftës në Iran është një sekret i njohur në Washington. Ndonëse ai e ka mbështetur vazhdimisht konfliktin që kur SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan Teheranin në shkurt, sipas raportimeve, në takime private me zyrtarë të administratës ka shprehur kundërshtimin e tij.
Megjithatë, këto mosmarrëveshje janë mbajtur larg vëmendjes së publikut, deri më tani.
Vetëm disa orë pasi Trumpi dhe partia e tij pësuan një humbje të rëndë në zgjedhje, Vance e ka bërë të qartë se e konsideronte vendimin për të nisur luftën një gabim të qartë politik.
“Nëse dëshironi të argumentoni se ia vlejti, se humbja e Senatit për gjashtë vjetët e ardhshëm ishte një çmim që ia vlente të paguhej, atëherë bëjeni. Argumentoni se ishte një kosto e pranueshme. Pavarësisht nëse pajtoheni apo jo, të paktën kjo do të ishte e ndershme”, ka thënë Vance.
Kjo ishte një deklaratë e pazakontë, pa precedent të afërt në historinë politike amerikane. Është e vështirë të kujtohet një rast i ngjashëm në historinë e fundit të politikës amerikane, kur një zëvendëspresident në detyrë është distancuar kaq hapur nga presidenti për një çështje madhore të politikës së jashtme.
Por më pas Trumpi, i cili zakonisht kërkon besnikëri të palëkundur nga këshilltarët e tij të lartë, është pajtuar me Vance se zgjedhjet afatmesme ishin përcaktuar “në masë të madhe” nga lufta.
Megjithatë, ai ka shtuar se, po të përballej sërish me të njëjtat zgjedhje, do ta niste përsëri luftën.
Strategic and International Studies.
Ky ishte një sinjal i hershëm se Trumpi, mund t’i lërë Vance-it hapësirë të veprojë i pavarur, nëse ky i fundit vendos të nisë një fushatë presidenciale.
