Zgjedhjet presidenciale ne Egjipt, Presidenti aktual El-Sisi pritet të fitojë mandatin e tretë

TË FUNDIT

Zgjedhjet presidenciale në Egjipt kanë mbetur në hije për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Vëmendja e gati të gjithë egjiptianëve është tek lufta që po zhvillohet në kufijtë lindorë të vendit të tyre.

Më shumë se 67 milionë shtetas kanë të drejtë vote dhe autoritetet shpresojnë se dalja në zgjedhje do të jetë e lartë. Ndërsa Abdal Fet el-Sisi është gati të fitojë një mandat të tretë, kundërshtarët e tij janë Faridun Zahranu, kreu i Partisë Social Demokrate Egjiptiane, Abdal Sandu Jamama, udhëheqës i partisë egjiptiane Uafd dhe Hazim Omar, kreu i Partisë Popullore Republikane.

Në 27 provincat e Egjiptit janë hapur mbi 11 mijë e 600 qendra votimi ka raportuar agjencia kombëtare e lajmeve MENA. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor të Egjiptit, nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave në këtë raund, ata do të përballen në balotazh më 8-10 janar të vitit të ardhshëm.

El-Sissi u zgjodh president për herë të parë në mes të vitit 2014 dhe u rizgjodh për një mandat të dytë në 2018-ën.

Votimi treditor, i cili nisi të dielën, po mbahet në një kohë krize të madhe ekonomike të shkaktuar nga keqmenaxhimi, pandemia e koronavirusit, por edhe lufta e Rusisë në Ukrainë.