Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror, pasi ka shënuar hattrick në fitoren e Al-Nassrit me rezultat 5-3 ndaj Kholood.
Ylli portugez ishte protagonist kryesor i kësaj fitoreje, duke realizuar tri gola në pjesën e dytë të ndeshjes, shkruan Arbresh.info.
Ronaldo fillimisht shënoi në minutën e 66-të, pas asistimit të João Félixit, për ta kaluar Al-Nassrin në epërsi prej 3-2.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, në minutën e 72-të, portugezi realizoi sërish, përsëri pas asistimit të bashkëlojtarit të tij, João Félix.
Hattrickun e kompletoi në minutën e 81-të, kur shënoi golin e pestë të Al-Nassrit, pas asistimit të Sadio Manés.
Me këta tre gola, Ronaldo arrin në 985 gola në karrierën e tij, duke iu afruar gjithnjë e më shumë objektivit historik prej 1,000 golash zyrtarë.
Në moshën 41-vjeçare, ylli portugez vazhdon të jetë vendimtar për skuadrën saudite, ndërsa tashmë i nevojiten edhe 15 gola për ta prekur shifrën e jashtëzakonshme prej 1,000 golash në karrierë.
