Zgjedhjet për Këshillin e Komunës së Tetovës do të mbahen më 20 gusht

TË FUNDIT

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme solli vendim për zgjedhje për Këshillin e Komunës së Tetovës do të mbahen më 20 gusht të vitit 2022, ndërsa personat e pafuqishëm dhe të sëmurë dhe të gjitha kategoritë tjera që sipas Ligjit kanë bazë për të votuar, do të mund të realizojnë të drejtën e votës paraprakisht, më 19 gusht.

“Inspektim publik të listës zgjedhore fillon më 1 korrik dhe vazhdon 20 ditë, përfshirë me 20 korrikun. Mbledhja e nënshkrimeve për lista të pavarura të kandidatëve fillon më 30 qershor dhe do të vazhdojë 15 ditë përfshirë 14 korrikun dhe e njëjta do të zbatohet në njësitë rajonale të KSHZ-së në Tetovë. Dorëzimi i listave të kandidatëve për kandidatë në Këshillin e Komunës së Tetovës, duhet të dorëzohen më së voni më 15 korrik në ora 00:00 në Komisionin Zgjedhor Komunal. Shorti për numrin rendor të listës votuese për listat në Këshillin e Komunës së Tetovës. KSHZ-ja e zbaton më së voni më 26 korrik. Fushata zgjedhore për zgjedhjet për Këshillin Komunal fillon më 31 korrik në ora 00:00 dhe vazhdon deri më 18 gusht deri në ora 00:00”, informoi Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.

Kondarko kumtoi se partitë politike, në fakt përfaqësuesit e autorizuar të listave mund të propozojnë anëtarët e tyre në këshillat zgjedhore deri më 8 gusht, me çka partitë do të njoftohen paraprakisht.

Siç u kumtua në seancë, regjistrimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm zgjat deri më 12 gusht, për çka ka udhëzim të veçantë. Ndërsa regjistrimi i personave që ndodhen në karantinë shtëpiake për shkak të Kovid-19 është deri më 14 gusht.

Regjistrimi i mediave në KSHZ të cilët dëshirojnë t’i shfrytëzojnë mjetet për reklama politike të paguara dhe të lidhin kontrata është tri ditë nga shpallja e zgjedhjeve dhe zgjat deri më 24 qershor deri në ora 00:00. Regjistrimi mund të bëhet në arkivin e KSHZ-së ose në mënyrë elektronike.

Kondarko informoi se vëzhguesit nga organizatat joqeveritare mund të paraqesin kërkesë që nga 9 gushti. Lista e zgjedhësve për këto zgjedhje mbyllet më së voni deri më 4 gusht dhe afati i fundit për paraqitjen e kontrollorëve është deri më 17 gusht.

Në seancën e Qeverisë më 14 qershor është marrë vendim për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës në pajtim me një nga kushtet e nenit 75 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, sipas të cilit këshillat komunalë do të shpërndahen nëse nuk miratojnë llogarinë përfundimtare dhe Buxhetin deri më 31 mars, siç është parashikuar me dispozita ligjore.