Zgjedhjet parlamentare në Bullgari do të mbahen më 4 prill, deklaroi presidenti bullgar Rumen Radevi.
“Ngjarjet vitin e kaluar treguan qartë se bullgarët duan ndryshime sa më shpejt, që vendi të mund të kthehet në rrugën e demokracisë”, tha Radevi, transmeton BGNES.
Presidenti bullgar, i cili është shumë kritik ndaj qeverisë së Bojko Borisovit, aludoi në protestat gjatë verës ku qytetarët e akuzuan kryeministrin për lidhshmëri me oligarkinë.
Borisovi, i cili qeveris rreth dhjetë vjet, atëherë refuzoi të japë dorëheqje, duke thënë se nuk dëshiron të “dorëzohet në kaosin në kushte të krizës shëndetësore dhe ekonomike”.
Një pjesë u pajtuan dhe bënë të ditur se e pranojnë datën për zgjedhje, por edhe ndryshime në Kodin Zgjedhor.
