Zgjedhjet në Moldavi, pro-evropianët fitojnë me mbi 50%!

TË FUNDIT

Forcat proevropiane në Moldavi duhet të kenë marrë frymë të lehtësuara. Në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Moldavisë, Partia pro-evropiane e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS) në pushtet, e udhëhequr nga presidentja Maia Sandu,  mbrojti shumicën absolute.

Pas numërimit të më shumë se 99.5 përqind të të gjitha fletëvotimeve, PAS fitoi shumicën parlamentare me 50.3 përqind të votave. Blloku Patriotik pro-rus i ish-Presidentit Igor Dodon mori 24.3 përqind, sipas informacioneve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në internet. Bashkëkryetari i “Bllokut Patriotik”, ish-presidenti Igor Dodon, bëri thirrje për protesta kundër rezultateve të zgjedhjeve të hënën.

Moldavia kandidate e BE nga viti 2022

Zgjedhjet parlamentare në një nga vendet më të varfra të BE, e që ndodhet mes Rumanisë, anëtare e BE-së, dhe Ukrainës, u konsideruan si më të rëndësishmet nga pavarësia në vitin 1991.

Moldavia, me 2.4 milionë banorë është kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2022. Presidentja pro-perëndimore Maia Sandu shpreson që shumica e forcave pro-evropiane të vazhdojnë reformat për anëtarësimin e vendit në BE. Fushata zgjedhore u errësua nga akuza të ndërsjella për ndërhyrje në zgjedhje.

Autoritetet moldave folën për blerje të votave nga Rusia, dezinformim në mediat sociale dhe sulme kibernetike.

Presindetja moldave, Maia Sandu e ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje masive në fushatën zgjedhore.

Ajo i kishte quajtur më parë këto zgjedhje parlamentare si “më të rëndësishmet në historinë e Moldavisë”. Pasi votoi në kryeqytet, Kishinau, presidentja tha të dielën se vendi i saj ishte në “rrezik”.

Pjesëmarrje e lartë zgjedhore

Edhe forcat pro-ruse të bllokut Alternativa dhe partia Nostru e biznesmenit Renato Usatii gjithashtu mund hyjnë në parlament in 101 vendësh me mandate katërvjeçare. Habi shkaktoi kalimi i pragut të pesë përqindëshit pasi u numëruan votat e para nga partia PPDA, e themeluar dikur për bashkim me Rumaninë.

Pjesëmarrja në votime u raportua pak mbi 52 përqind, më e lartë se në vitin 2021 (48 përqind). Por rezultati i votimit varet sidomos nga pjesëmarrja e diasporës jashtë vendit. Qindra mijëra moldavë jetojnë në BE dhe tradicionalisht kanë një ndikim të madh në atë se kush qeveris atdheun e tyre. Rezultati paraprak përfundimtar pritet gjatë së hënës.