Zgjedhjet lokale, matje forcash LSDM-VMRO! 10.505 vota është dallimi më i madh mes dy partive

TË FUNDIT

Në rrethin e parë në komunat më të mëdha Negotinë, Kavadar, Veles, Prilep, Shën Nikollë, Vinicë, fituan kryetarë nga radhët e VMRO-DPMNE. Ndërsa Berova, Vallandova, Kriva Pallanka, Dellçeva, Krusheva, Dojarni, Strumica fituan kryetarë komune nga radhët e LSDM. Në Manastir, kandidati i VMRO-DPMNE prin me 1 645 vota. Në Veles, VMRO-DPMNE ka 4 595 vota më shumë se LSDM. 1 599 është dallimi në Gjevgjeli në favor të VMRO-DPMNE, LSDM prin me 474 vota në Koçan ku do të ketë edhe rreth të dytë. 3 469 vota është dallimi në Strumicë ku LSDM prinë. VMRO-DPMNE ka 7 542 vota më shumë në Prilep dhe dallimi më i madh është në Kavadar prej 10 505 vota në favor të kryetarit të deritanishëm Mitko Jançev.

MANASTIR
Toni Konjanovski, VMRO-DPMNE 19 571
Hristo Kondovski, LSDM 17 926

VELES
Marko Kollev, VMRO-DPMNE 12 358
Nenad Kociq, LSDM 7 763

GJEVGJELI
Andon Saramandov, VMRO-DPMNE 6 064
Sasho Pockov, LSDM 4 465

KAVADAR
Mitko Jançev, VMRO-DPMNE 15 182
Goran Todorov, LSDM 4 677

KOÇAN
Lupço Papazdov, VMRO-DPMNE 7 490
Nikollço Ilijev, LSDM 7 963

OHËR
Kiril Pecakov, VMRO-DPMNE 14 380
Konstantin Georgievski, LSDM 12 460

PRILEP
Borçe Jovçevski, VMRO-DPMNE 22 196
Goran Sugarevski, LSDM 14 655

STRUMICA
Zhan Drvoshanov, VMRO-DPMNE 10 291
Konstadin Kostadinov, LSDM 13 760

SHTIP
Ivan Jordanov, VMRO-DPMNE 13 085
Sashko Nikollov, LSDM 9 210

Sipas KSHZ, në rrethin e dytë do të shkojnë 38 komuna. Në rrethin e dytë gjithashtu do të ketë garë edhe për Qytetin e Shkupit ku garojnë Danella Arsovska, kandidatja e pavarur e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa, dhe Petre Shilegov nga LSDM, i cili e ka mbështetjen e votuesve të BDI, Besës dhe PDSH. Në rrethin e parë Arsovska ka 5000 vota më shumë.

Sa për krahasim, LSDM në vitin 2017 fitoi 56 komuna dhe Qytetin e Shkupit, përkundër 5 të VMRO-DPMNE. Në rrethin e parë LSDM atëherë fitoi 37 komuna dhe Qytetin e Shkupit, ndërsa në rrethin e dytë fitoi edhe në 19 komuna tjera.