Të vazhdojnë të rrjedhin afatet për zgjedhjet menjëherë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, kërkojnë nga Koncepti maqedonas. Në emisionin 10 Minuta në TV21, Petar Bogojeski tha se datë më optimale për zgjedhje është 21 ose 28 qershori.
Petar Bogojeski, Koncept Maqedonas:
“Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, varët nga presidenti dhe Komisioni për sëmundje ngjitëse, përkatësisht nga ekspertët. Nëse e tejkalojmë këtë krizë shëndetësore, atëherë zgjedhjet vazhdojnë atje ku ngelën para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme”.
Jovica Paunoski:
Kjo do të thotë se nuk ka rifillim të afateve, ju jeni për vazhdim të këtyre proceseve?
Petar Bogojeski : “Po, proceset nuk mund të rifillojnë. Ato nuk janë anuluar por vetëm janë lënë në pritje. Atje ku kanë ngelur. Vazhdojnë procedurat me qasje deri te lista zgjedhore. 15 deri 20 ditë fushatë që do të thotë se data optimale është 21 ose 28 qershor”.
