Të gjithë ne, të paktën disa herë gjatë jetës tonë e kemi imagjinuar vetën duke jetuar jetën në maje. Shpesh shohim filma, seriale televizive, ose ndoshta edhe emisione e dokumentarë ku paraqiten figura për të cilat me të vërtetë mund të themi se kanë arritur kulmet e suksesit në karierë.
Si njerëz, jemi të prirur që ta shohim vetëm suksesin dhe gjërat të tjera që vijnë si rezultat i tij. Çfarë ne nuk shohim (ose nuk duam të shohim) është procesi i punës dhe sakrificës e cila patjetër duhet të bëhet në mënyrë që të mbërrini aty ku keni dëshirë ta shihni vetën. Asnjë gjë e vlefshme në jetë nuk arrihet për një ditë ose për një javë – është thjesht fakt të cilin duhet ta pranoni si të tillë, në mënyrë që të ndërtoni disciplinë dhe shprehi të punës.
Mos i lini të tjerët (qoftë edhe prindërit) të ua zgjedhin profesionin dhe mos e zgjedhni profesionin në bazë të ideve se cili profesion mund të ju sjell më shumë përfitime. Profesionin duhet ta duani dhe vetëm ju mund të dini për vetën e juaj se çfarë ju fle më shumë në zemër – askush tjetër.
Eksperimentoni me profesione të ndryshme përpara se ta bëni zgjedhjen finale.Kurrë nuk ka qenë më e lehtë të regjistroheni për klasë falas përmes internetit, të vijoni ndonjë trajnim ose të mësoni një shkathtësi të re vet. Sfidoni vetën dhe mësoni gjëra të ndryshme. Me kohë do e kuptoni se a doni të vazhdoni të bëheni profesionist i asaj lëmie apo doni të vazhdoni të provoni gjëra të tjera.
Zbuloni talentet e juaja. Janë thjeshtë disa gjëra të cilat çdo njëri mund t’i bëj më mirë se ne të tjerët. Zbuloni se çfarë është ajo gjë për ju. Ka shumë personalitete të cilët me ose pa ndihmën e shkollës kanë arritur shumë larg sepse e kanë ditur që e kanë një talent dhe e kanë shfrytëzuar në profesionet e tyre. Shembulli më i mirë ndoshta është ish-presidenti Amerikan Bill Clinton. Presidenti Clinton ka një talent të rrallë i cili ia mundëson të mbajë në mend fjalime të gjata dhe t’i mbajë ato para audiencave të ndryshme. Për këtë arsye, edhe pas përfundimit të mandatit të tij ai shpesh ftohet nga kompani të ndryshme (për shembull nga Samsung) që të bëjë prezantime dhe fjalime për ta.





