Zelensky: Shenja pozitive nga bisedimet e paqes, por kërcënimi rus mbetet

TË FUNDIT

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se teksa shenjat fillestare nga bisedimet e paqes ishin pozitive, ato nuk po mbytin shpërthimet e predhave ruse.

Në një fjalim televiziv natën vonë, Zelensky tha se vendi i tij mund t’i besojë vetëm rezultateve konkrete të çdo negociate.

Zelensky u zotua gjithashtu se Ukraina nuk do të zvogëlojë përpjekjet e saj mbrojtëse përballë një ushtrie ruse që ka ende potencial të rëndësishëm për të kryer sulme të mëtejshme, përcjell rtv21.tv

Për më tepër, Zelensky shprehu kujdes në lidhje me njoftimin e Rusisë se po shkurton operacionet pranë Kievit, duke vënë në dukje se kjo nuk do të thotë përfundim i luftimeve.

“Situata nuk është bërë më e lehtë”, tha presidenti./21Media