Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky në video-fjalimin e tij të rregullt të natës e përshkroi qytetin e shkatërruar të Mariupolit si “një kamp përqendrimi rus në mes të rrënojave”.
Ai shtoi se qyteti portual në Ukrainën jugore “ishte një nga më të zhvilluarit në rajon” dhe se forcat ruse “e shkatërruan plotësisht”.
Zelensky theksoi gjithashtu se “pushtuesit në Donbas po bëjnë gjithçka për të shkatërruar të gjithë jetën” me bombardime dhe sulme ajrore të vazhdueshme.
“Mbrojtja e vendit tonë, mbrojtja e popullit tonë është tekstualisht luftë për jetë”, tha Zelensky.
