Zelenski bisedë telefonike me Ramën: Europa të jetë pjesë e negociatave për paqen

TË FUNDIT

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Pas kësaj Zenelsky në X shkroi se ka pasur një bashkëbisedim pozitiv me kryeministrin Rama dhe e falënderon qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit ukrainas.

“Ne diskutuam shumë tema të spikatura – projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera. Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane. Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka për Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës”, theksoi Zelensky.