Në lidhje me temën e shtetësisë ka reaguar sërish koalicioni ASH-AAA.
Tallje me fatin dhe fatkeqësin e njerzve e quan Zejdi nga ky koalicion zvarritjen e propozim-ligjit për shtetësi. Marrja e shtetësive nuk është në dëm të asnjë komuniteti por është në dobi, deklaroi Zejdi Rexhepi, përcjell TV21.
E në lidhje me deklaratën e Kryeministrit Zaev i cili ka thënë se qytetarët mund të marrin tre dëshmitar të rrejshëm, Zejdi tha se ndoshta Zaev po flet nga përvoja e tij dhe e partisë së tij.
