Zejdi do të takohet me qytetarët, paralajmëron llogaridhënie për punën e tij si deputet

TË FUNDIT

Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi-Zejd përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se me 4 shkurt me fillim nga ora 19:00 në “Holiday Inn” në Shkup do të takohet me qytetarët për llogaridhënie, përcjell TV21. Rexhepi thotë se para qytetarëve do të prezantojë punën e tij si deputet.

“LLOGARIDHËNIE POLITIKETë dashur qytetarë…Gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare 2020, nga ju kërkoja që të përkrahni synimet dhe pëpjekjet tona për një shoqëri më cilësore, si në fushën ekonomike, sociale e arsimore dhe ju me votën tuaj e mundësuat atë sukses zgjedhor.Andaj SOT, unë deputeti i juaj, ju ftoj të merrni pjesë në LLOGARIDHËNIEN TIME para jush për aktivitetin e deritashëm si deputet, qoftë për sukseset, poashtu edhe për dështimet eventuale në këtë rrugëtim politik.Data : 04. shkurt (e shtunë) me fillim në ora 19.00,Vendi : hoteli “Holiday INN” Shkup. Ju mirëpresim me vërejtjet dhe sygjerimet e juaja”, ka shkruar deputeti Rexhepi.

Ndryshe, Rexhepi në zgjedhjet e fundit parlamentare u zgjodh deputet nga radhët e Alternativës, ndërsa më vonë zgjodhi që rrugën në Kuvend ta vazhdojë si deputet i pavarur.