Zehover: Duhet të dimë se kush hyn, del dhe kush lëviz nëpër BE

TË FUNDIT

Ministrat e punëve të brendshme të 27 vendeve anëtare të BE-së miratuan deklaratë të përbashkët që jep sinjal të fuqishëm për bashkim dhe solidaritet kur bëhet fjalë për sulmet e fundit terroriste që kanë ndodhur në tokën evropiane.

Kryesuesi i Këshillit të BE-së, ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Zehofer, deklaroi se ministrat kanë theksuar se vlerat e përbashkëta evropiane, siç janë qeverisja e të drejtës, liria dhe plularizmi, çdoherë do të mbrohen së bashku dhe do të bëjnë gjithçka që “është e mundur në kuadër të qeverisjes së të drejtës” që të luftojnë kundër ekstremizmit nga çfarë do forme”.

“Ne nuk luftojmë kundër religjionit, por kundër ekstremizmit fanatik dhe të dhunshëm nga cili do lloj. Njerëzit mund të na besojnë se do të bëjnë gjithçka për ta penguar këtë kaos në kohën tonë”, ka thënë Zehover.

Ministrat e punëve të brendshme të 27 vendeve anëtare të BE-së, u mblodhën një javë pas sulmeve terroriste në Francë dhe Austri, saktë në përvjetorin e pestë të sulmit terrorist të Parisit, ku u vranë 130 persona dhe mbetën të plagosur 350 të tjerë.

BE-ja  thotë se tani më ekziston një “bazë e mirë” në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, që duhet të zbatohet në mënyrë më efektive, veçanërisht kur bëhet fjalë për shkëmbimin e informacioneve në kuadër të vendeve anëtare dhe kontrollin e kalimeve të kufijve të jashtëm, por edhe lëvizjet në kuadër të Shengenit.

Ministrat u bënë thirrje Komisionit Evropian, Parlamentit dhe kryesimit gjerman të miratojnë rregulla deri në fund të vitit për heqjen e shpejtë të përmbajtjes terroriste nga Interneti, nëse është e mundur brenda një ore nga shpallja e tij.

“Gjithashtu duhet të sigurojmë zbatimin e rreptë të rregullave evropiane të armëve të zjarrit për t’u siguruar që ato të mos përfundojnë në duar të gabuara” tha Zehofer.

Komisioni Evropian ka njoftuar se në dhjetor do të paraqesë Planin e Veprimit në luftën kundër terrorizmit.