Presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi sot se sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders, do të lërë postin e saj në fund të muajit qershor.
Ai tha se zëdhënësja e tij do të kthehet në shtetin e saj në Arkansas, duke e lavdëruar atë si një një person me talent të “jashtëzakonshëm”.
Presidenti amerikan tha se shpreson që ajo do të kandidojë për guvernatore të Arkansasit.
“Ajo është një person shumë i veçantë, me talent të jashtëzakonshëm, e cila ka bërë një punë të pabesueshme”, shkroi Trump.
Sanders filloi punën si zëvendës-sekretare e shtypit përpara se të zëvendësonte Sean Spicer, më 2017 si sekretare e shtypit.
Zonja Sanders, 36 vjeç, ka qenë një mbrojtëse e ashpër e presidentit, duke thënë se Perëndia “donte që Donald Trump të bëhej president”.
Trump nuk e ka emëruar menjëherë pasardhësin e Sandersit.
