Zbardhet tentativa për vrasje! Prokuroria e Strugës kërkon paraburgim për një person

TË FUNDIT

Nga Prokuroria Themelore në Strugë kërkojnë paraburgim për një person nga Struga i cili me 23 nëntor kishte plagosur një person për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin për shkak të një borxhi, përcjell TV21. Prokuroria njfoton se i njëjti dyshohet për tentim vrasje.

“Më 23 nëntor, në Veleshtë, i dyshuari ka tentuar t’i marrë jetën një personi me të cilin kishte marrëdhënie të përkeqësuar për shkak të borxhit dhe detyrimeve financiare. Gjegjësisht, i dëmtuari i kishte borxh 2.000 euro të dyshuarit dhe ishin pajtuar që të takoheshin për t’i dorëzuar paratë. Mirëpo mes tyre fillimisht ka pasur një debat për kthimin e parave, e më pas i dyshuari e ka shtyrë të dëmtuarin dhe nga një armë e panjohur ka gjuajtur dy plumba në drejtim të tij. Nga të shtënat viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore – plagë me armë zjarri në kraharor, bark dhe ije. Menjëherë pas kësaj, i dyshuari ka ikur, ndërsa i dëmtuari ka arritur të telefonojë gruan e tij, e cila ka thirrur ndihmën emergjente mjekësore”, thonë nga Prokuroria.