Jam i bindur se kompanitë “AstraZeneka” dhe “Fajzer” do t’i përmbahen obligimeve të dakorduara për dërgesën e vaksinave, deklaroi sot ministri britanik për vaksinim, Nadim Zahavi.
Zahavi i komentoi raportet se BE-ja është kërcënuar se do ta bllokojë furnizimin me vaksinat në Britani të Madhe.
“Jam i bindur se ‘AstraZeneka’ dhe ‘Fajzer’ do t’i dorëzojë sasitë e vaksinave që i kemi të nevojshme për ta zbatuar planin deri në mes të muajit shkurt dhe kuptohet, më shumë se kjo”, tha Zahavi, cituar nga mediumet britanike.
