“Shpresoj se do të takohemi sa më shpejtë” dhe të vazhdojmë me realizimin e interesave strategjike të të dy shteteve.
Kështu mes të tjerash ka shkruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në telegram urimin ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Në letrën dhe në bisedën telefonike që u realizua gjatë ditës së djeshme, Zaevi i tha Kurtit se pret thellim të bashkëpunimit për zhvillim ekonomik dhe tregtar të të dy vendeve.
“Bashkëpunimi jonë realizohet përmes dialogut të hapur, të bazuar në respekt dhe vlerësim të ndërsjellë, përmes bashkëpunimit intensiv ekonomik dhe tregtar, një trend që presim të vazhdojë me intensitet të pa zvogëluar edhe në të ardhmen që do të mundësojë thellimin e bashkëpunimit të përgjithshëm edhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë”, shkruan Zaevi në letrën dërguar Kurtit./TV21
