“Nëse dëshiron që dikush t’i ikë emrit kushtetues të vendit, le ta bëjë atë vetë, ne këtu nuk do të marrim pjesë”.
Kështu kryeministri Zoran Zaev ka bërë të ditur, nuk e pranon Rezolutën e VMRO-DPMNE-së për çështjen me Bullgarinë.
Kjo, siç sqaroi Zaevi, ndodh pasi në Rezolutë nuk përdoret emri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut.
“Në Rezolutë në disa vendet përmendet Republika e Maqedonisë, kurse Kushtetuta është Republika e Maqedonisë së Veriut. Nëse e shihni edhe në preambulë dhe të ngjashme, duhet të qëndrojë Maqedonia e Veriut dhe ajo është Kushtetutë dhe nuk ka të bëjë me atë se a duam ose jo ne”, tha Zaevi, transmeton TV21.
Në Rezolutë e cila ka të bëjë me vijat shtetërore në negociatat me Bullgarinë, kërkohet që bisedimet të zhvillohen në mënyrë të barabartë dhe parimore dhe të respektohen njohuritë e shkencës maqedonase, rreth autoktonisë së gjuhës maqedonase dhe vazhdimësisë së saj historike, gjuhësore dhe kulturore./TV21
