Zaev: VMRO-DPMNE dhe Mickoski frikohen nga zgjedhjet dhe nuk kanë qëndrime të qarta për çështjet më të rëndësishme

TË FUNDIT

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot deklaroi se opozita frikohet nga zgjedhjet, ka ndjenjë se do të humb, se do të ndëshkohen  politikat e tyre të humbura.

“E ardhmja politike dhe  karriera e Mickoskit është në pyetje  nëse del në zgjedhje, por e qartë është se ai që humb-shkon”, tha Zaev.

Sipas liderit të LSDM-së, diçka e çuditshme ndodh  në opozitë kohëve të fundit, Mickoski shpesh herë është korrigjuar nga kolegët e tij.

“Të premten ai deklaroi se nuk sheh arsye pse është vendosur gjendja e dytë e jashtëzakonshme, se nuk ka pasur nevojë për atë, pastaj,  pas disa ditësh nënkryetari i tij Nikollovski thotë se  jo vetëm gjendje e jashtëzakonshme e dytë, por  duhet të konvokohet edhe e treta, vetëm që të anulohen zgjedhjet”, theksoi Zaev.

Në atë drejtim janë edhe komentet e tyre për deklaratën njëpalëshe të Bullgarisë,  konsideron Zaev,  sepse ata që janë mësuar në politikë të shkojnë  me nacionalizëm dhe  motive populiste, ashtu edhe vazhdojnë, ndërsa  këtë çështje e hapin nga dëshira  për pikë politike.

Ai u  bëri thirrje qytetarëve të mos nënshtrohen në provokime, sepse gjuha maqedonase është e pranuar gjithkund, shteti është anëtare e NATO-s, ndërsa së shpejti do të hapen kapitujt e parë  për negociatat e anëtarësimit në BE.

“Gjithkund opozita kërkon parlament funksional, të jetë korrigjuese e pushtetit,  vetëm te ne nuk është ashtu. Por,  një është e qartë,  sepse ajo frikohet,  jo vetëm për shkak të kësaj krize shëndetësore, ajo është pasojë e mospasjes  së qëndrimeve  dhe rreth çështjeve  më të rëndësishme për shtetin, duke bërë përpjekje t’i ngecë  proceset integruese, duke i bllokuar ligjet që u votuan në Parlament, ligje të rëndësishme për gjyqësinë, por edhe anëtarësimin në BE”, tha Zaev./MIA