Zaev uron Kurban Bajramin: Kjo festë le të na dërgojë drejt të ardhmes më të mirë dhe më të ndritshme të përbashkët

TË FUNDIT


Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në emër të tij personal dhe në emër të LSDM-së ka dërguar urime deri te të gjithë besimtarët e fesë islame.

“Të gjithë pjesëtarëve të bashkësisë fetare islame ju uroj festën e Kurban Bajramit, me dëshirë të përzemërt që ditën ta kalojnë në disponim të mirë me më të afërmit e tyre dhe sigurisht me respektim të masave për mbrojtje nga koronavirusi. Kjo festë është festë përmes së cilës shpërndahet mirësia, është kujtesë se pikërisht solidariteti, barazia, ndihma e ndërsjellë dhe respektimi janë vlerat rreth të cilave duhet të jemi të bashkuar.
Vetëm në këtë mënyrë, nëse me të vërtetë respektohemi dhe ndihmohemi, nëse jemi solidar me njëri – tjetrin, do të arrijmë të ndërtojmë shoqëri të barabartë dhe të drejtë të individëve të respektuar dhe të kënaqur. Vlerat dhe aspektin shpirtëror që sjell në vete kjo festë le të na udhëheqin drejt të ardhmes më të mirë dhe më të ndritshme për të gjithë”, qëndron mes tjerash në urimin e kryetarit të LSDM-së Zaev.