Ndahet nga jeta berberi Nexhadi Lutfia! Ali Ahmeti: Për 25 vite kujdesej për pamjen time

TË FUNDIT

Ali Ahmeti ka reaguar me pikëllim për ndarjen nga jeta të Nexhadi Lutfisë-Nexhoja, berberit të tij prej vitit 2001.

Ahmeti thotë se për 25 vite, marrëdhënia me Nexhën u shndërrua nga ajo e berberit dhe klientit në miqësi e respekt.

“Sot nuk humba vetëm një njeri që për 25 vite kujdesej për pamjen time si berber. Humbëm një mik, një bashkëbisedues dhe një njeri të mirë”, shkruan Ahmeti.

Ai e kujton Nexhën si njeri kureshtar e të vëmendshëm, me të cilin diskutonte shpesh edhe për zhvillimet politike e shoqërore.

“Do ta kujtoj gjithmonë me respekt e mirënjohje”, përfundon Ahmeti.