Zaev siguron se Regjistrimi do të mbahet në shtator: Të drejtat e shqiptarëve garantohen me Kushtetutë

TË FUNDIT

Në intervistë për emisionin “Conflict zone”, kryeministri Zoran Zaev ka folur për rrjedhën e regjistrimit të popullsisë, për çfarë siguroi se do të jetë i saktë dhe i suksesshëm dhe në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë në të drejtat e qytetarëve të pakicave etnike.

“Në prill e prolonguam regjistrimin në momentin e fundit me kërkesë të opozitës e cila e ka vendosur si kusht që të mbështesë regjistrimin. Regjistrimi do të mbahet në shtator. Ne jemi njëri nga shtetet e rralla i cili nuk ka pasur regjistrim më shumë se 20 vjet. Të drejtat e qytetarëve tanë nuk do të varen nga regjistrimi, për shkak se ekziston garanci kushtetuese e cila ka të bëjë me pakicat tona dhe të drejtat e tyre. Të gjithë kanë të drejtat të barabarta dhe përgjegjësi të njëjta, në çka jemi krenarë. Projekti “Një shoqëri për të gjithë” është projekt i suksesshëm i cili mund të jetë vërtetë shembull i mirë që vjen nga Maqedonia e Veriut”, tha Zaevi.

Ai theksoi edhe se të drejtat e komunitetit shqiptar janë të garantuara me Kushtetutë, siç janë të garantuara të drejtat e maqedonasve dhe të komuniteteve më të vogla

“Të drejtat e qytetarëve tanë nuk varen nga numrat, sepse të drejtat janë të garantuara me Kushtetutë. Marrëveshja e Ohrit ishte diçka që e zgjodhi problemin mes qytetarëve nga komunitete dhe religjione të ndryshme. Gjatë këtyre ditëve do të shënojmë 20-vjetorin e arritjes së kësaj Marrëveshje dhe tani të gjitha partitë politike luftojnë për të drejtat e qytetarëve dhe jo për të drejtat e komuniteteve etnike”, tha Zaevi./TV21