MPB njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë privuar nga liria 21 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, 13 kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, shtatë kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një shofer në Kërçovë ka vozitur pavarësisht se kishte ndalim për drejtim të automjetit. Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të ngrihen kallëzime përkatëse penale.
