Kryeministri është i prerë për çështjen e regjistrimit. Thotë se regjistrim do të ketë dhe patjetër të ketë.
Ndër të tjera, tha se ekipi është kompletuar dhe regjistrimi do të fillojë më 5 shtator ashtu edhe siç është paraparë.
“Regjistrim ka, patjetër dhe do të ketë. Pas 20 vjetëve, jemi shtet komb apo çka jemi. Patjetër të ketë regjistrim. Thamë lehtësojeni regjistrimin për shkak të bazës elektronike të statistikave që i kemi. Pjesa e parë, një pjesë e madhe vetëm do të kontrollohen, pjesa e dytë, janë siguruar të gjitha masat. I falënderoj qytetarët që ditëve të fundit kanë aplikuar dhe ja falë Zotit ekipet e regjistruesve janë kompletuar gjithçka është gati për regjistrimin”, tha Zaev./TV21
