Zaev për regjistrimin: Çka nëse e anulojmë dhe për sa kohë ta anulojmë, apo ta anulojmë edhe për 10 vite të tjera

TË FUNDIT

I pari i Qeverisë, Zoran Zaev thotë se regjistrimi i popullsisë nuk mund të shtyhet, për shkak se siç thotë ai në verë regjistrimi nuk bëhet sepse qytetarët janë në pushime ndërsa në vjeshtë kemi zgjedhje.

“Çka nëse e anulojmë dhe për sa kohë ta anulojmë, apo ta anulojmë edhe për 10 vite të tjera. Askush nuk mund të tregojë se vitin tjetër nuk do të kemi situatën me Covid. Kush mundet ta vërtetoj këtë. Nuk ka cilin muaj. Nuk mundesh ta anulosh për në maj ose qershor për shkak se askush nuk të garanton se do të jetë ndryshe. Në verë nuk bëhet regjistrimi, qytetarët janë në pushim këtë e dimë. Në shtator është kampanja në tetor kemi zgjedhjet, nëntor dhe dhjetor askush nuk e bën në të gjithë botën”, tha kryeministri Zaev.