Në qendër të vëmendjes të politikave të LSDM-së do të jetë njeriu, punëtori, qytetari, punëtoret e tekstilit, por dhe mësuesi dhe punëtori shëndetësor, çdo punëtor, tha lideri i LSDM-së gjatë vizitës dhe takimeve me qytetarët në Shtip.
“Qëllimi është të tregojmë dhe të paralajmërojmë një epokë të re, ku paratë do të kthehen te qytetarët. Kohë në të cilën, para së gjithash dhe mbi të gjitha, të gjitha politikat dhe politikanët, elitat politike dhe njerëzit e fuqishëm në shoqëri, do të jenë plotësisht të përqendruar në kujdesin ndaj familjes si qelizë e shoqërisë, ndaj punëtorit, ndaj qytetarit. Paralajmërojmë një kohë të tillë veçantë, sepse jemi të bindur se kjo është e vetmja mënyrë që të mbijetojë shteti”, tha Zaev, duke shtuar se në këtë drejtim këto ditë është edhe propozimin – ligji i paraqitur në Kuvend nga deputetët e LSDM për të rritur pagën minimale.
“Qytetarët e dinë se paga minimale është tani rreth 9.500 denarë. Ne propozojmë një rritje, ndoshta për dikë të parëndësishme prej 1.500 denarëve, në 11.000 denarë. Por kjo nuk është qëllimi ynë. Qëllimi është që spiralja e pagave menjëherë të lëvizë përpjetë”, tha Zaev.
Zaev gjithashtu referoi edhe lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos. “Për shkak të shtyrjes prej 2 qershorit deri më 15 korrik, t’i përllogarisim këtu këto 15 ditë, kemi ardhur deri te 15 tetori dhe prapëseprapë afatet nuk janë përmbushur. KSHZ duhet të riorganizohet tërësisht, me kompetenca të plota dhe tashmë ka filluar procesi. Na duhej të dimë patjetër se cila do të jetë mënyra për të rishikuar listën e votuesve, të dimë ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, në media. Alarmoj dhe apeloj – përvoja e negociatave për Prokurorinë Speciale na solli në momentet e fundit të vendimmarrjes – mos të ndodhë kjo edhe me pikat e tjera. Politikanët dhe partitë politike të ulen me kujdes, duke përfshirë edhe partinë tonë, të përcaktojmë zgjidhje dhe të mos blihet kohë. Të ulemi një ditë më parë për të zgjidhur këto çështje të hapura, sepse, ju kujtoj, fituesi i 24 prillit duhet të ketë legjitimitet të plotë “, theksoi ai.
