Kosovë, arrestohet në Merdarë një i dyshuar për spiunazh

TË FUNDIT

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë arrestuar një shtetas të Kosovës, me inicialet F.S., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”.

I dyshuari është arrestuar në pikën kufitare në Merdarë,  pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga autoritetet kompetente.

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se do të vazhdojë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.