Zaev: Nuk kam simptome, por kam bërë testin

TË FUNDIT

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka njoftuar se tash për tash nuk ka simptome dhe se tashmë e ka bërët testin për Kovid-19, rezultatet e të cilit do t’i marrë gjatë ditës.

Ai ka deklaruar se gjatë intervistës me gazetarin e infektuar ka respektuar të gjitha masat mbrojtëse, si që është ikje e kontaktit dhe mbajtje e distancës.

“Gjatë intervistës i kam ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse, si që janë ikje e kontaktit dhe mbajtja e distancës, sipas protokollit. Prej sot jam në vetëizolim në shtëpinë time në Strumicë. Nuk kam simptome dhe sot jam testuar për prezencën e virusit dhe rezultatet i presim gjatë ditës”, tha Zaev.