Një rast i dyshuar për përvetësim të parave është raportuar në polici në Tetovë.
Sipas njoftimit të policisë, më 3 nëntor 2026, në ora 13:00, në SPB Tetovë është paraqitur D.A. (45) nga Shkupi, person i autorizuar i një subjekti juridik – kazino.
Ai ka raportuar se në fshatin Bërvenicë, punonjësi A.D. (30) nga Tetova dyshohet se ka marrë 48.540 denarë nga arka e kazinosë.
Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
