Zaev në Lubojnë: Siguruam 30 milionë denarë për Qendrën për kujdes dhe promovim të gjuhës maqedonase në shkollën e vjetër “Dimitar Vllahov”

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev, gjatë vizitës së punës në rajonin e Prespës, ka kryer inspektim në përparimin e punëve të iniciativës për Qendër për kujdes dhe promovim të gjuhës maqedonase në shkollën e vjetër në fshatin Lubojnë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, si dhe me kryetarin e komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski dhe Meri Stojanova, drejtoreshë e Entit dhe Muzeut të Manastirit.

“Sot gjendemi para objektit të shkollës së vjetër në f. Lubojnë, i cili paraqet një nga objektet më të rëndësishëm nga fillimi shekullit XX në Prespë. Rëndësia e tij nuk del në masë aq të madhe nga karakteristikat artistiko-stiliste dhe arkitektonike, por shumë më tepër nga vlerat e tij kulturore dhe shoqërore. Në të vërtetë, kjo paraqet djep, respektivisht shkollë e dytë në Maqedoni, ku pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, filloi të mbahet mësimi në gjuhën maqedonase. Ky është tregues i vetëdijes së popullatës lokale për pavarësi dhe për përpjekjet për themelimin e përcaktimeve themelore të njeriut”, tha Zaev, kumtoi sot pres shërbimi i Qeverisë.

Drejtoresha Stojanova tha se një peiudhë të gjatë kjo shkollë është lënë tërësisht anash dhe është harruar, që mund të vërehet edhe nga pamja e sotme e saj.

Qendra për kudjes dhe promovim të gjuhës maqedonase në shkollën e vjetër “Dimitar Vllahov” në Lubojnë, për të cilin Qeveria ka siguruar në fillim 30 milionë denarë, vlerësoi kryeministri, duhet të shikohet edhe në kontekst të iniciativës për themelimin e Forumit të Prespës për dialog, për të cilin po ashtu nga Buxheti i shtetit janë ndarë 100 milionë denarë.

“Forumi i Prespës për dialog do të paraqesë identitet dhe brend, i cili do të lidhet për shtetin tonë. Me këtë, si dhe me të gjitha projektet e tjera që do të inspirohen nga mundësitë e gjera për bashkëpunim rajonal, bëjmë hap serioz për një formë të re të rajonit, si vend pë bashkëpunim inspirues dhe lidhje të popujve dhe kulturave nga rajoni”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.