Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në një dalje për media tha se nuk është e vërtetë se kanë humbur, duke shtuar se në fund LSDM-ja do të ketë më shumë komuna se VMRO-DPMNE.
Siç bëri të ditur Zaev, LSDM-ja në rreth të dytë shkon në 36 komuna përfshi edhe qytetin e Shkupit, ndërsa në Komunën Qendër, Karposh, Shuto Orizare, dhe në shumë komuna të tjera udhëheqin bindshëm./TV21
