Zaev: Mbështetje financiare prej 9,9 milionë euro për 6.000 hotelieri me 17.000 të punësuar

TË FUNDIT

Në paketën e gjashtë të masave ekonomike, 9,9 milion euro janë siguruar për mbështetjen financiare të rreth 6.000 hotelierive që punësojnë 17.000 qytetarë, tregon kryeministri Zoran Zaev në një postim në Fejsbuk.

“Të gjithë hotelierët do të mbulohen 30 për qind nga të ardhurat, shumë që do të llogaritet si mesatare e të ardhurave mesatare mujore në vitin 2019 dhe 2020, për të cilat do të zbatohen ditët në të cilat këto aktivitete u mbyllën. Për më tepër, të gjitha objektet e regjistruara të hotelierisë do të marrin 15.200 denarë mbështetje financiare për punonjës, që nga 6 prilli i vitit 2021”, shtoi kryeministri Zaev në njoftimin në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai gjithashtu tregon se më shumë informacion në lidhje me masat nga Pakoja e gjashtë mund të gjenden në linkun: vlada.mk/node/24947.