Zaev: Janë angazhuar të gjithë, ushtarët dhe policët mund t’i shihni edhe me lopata

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev është decid: Janë angazhuar të gjitha institucionet për shuarjen e zjarrit në Koçan dhe vendet tjera.

Por, siç njoftoi ai, vetëm sot janë detektuar 13 vatra të zjarrit, gjë e cila e ka penguar koordinimin e shpejtë.

Nga ana tjetër, era e shpejtë ka bërë që zjarri të shpërndahet shpejtë.

“Vetëm sot janë detektuar 13 zjarre, të cilat shpërthyen në tërë territorin e shtetit, shpërthyen edhe në fqinjësi”, tha Zaev në Koçan, transmeton TV21.

Ka falenderuar të gjithë institucionet që kanë treguar gatishmëri, theks të veçantë i ka vendosur ushtarëve dhe policëve.

“Ata nuk janë zjarrfikës, nuk janë të profesionalizuar për të shuar zjarre edhe pse shumë prej tyre mund t’i shihni me lopata se si ndihmojnë”, tha Zaev./TV21