Kryeministri Zoran Zaev në kuadër të vizitës së tij ditore në Athinë mbrëmë është takuar me liderin e opozitës dhe kryetar i SIRIZA-s, Aleksis Cipras.
Në takim, siç njofton press shërbimi qeveritar është diskutuar për implementimin e Marrëveshjes së Prespës i cili në vitin 2018 kur është nënshkruar, ka bërë kthesë në raportet mes dy vendeve dhe ka zhbllokuar proceset euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila këtë vit u bë anëtare e NATO-s, menjëherë pas konferencës ndërqeveritare e cila duhet të mbahet derisa me Këshillin e BE-së të kryesojë Gjermania.
Në këtë drejtim, në takim është theksuar se Republika e Greqisë edhe në integrimet evropiane të vendit tonë mbetet partner i fuqishëm, mbështetës dhe lobist për përfundim të suksesshëm të këtij procesi.
Marrëveshja e Prespës, siç theksohet, nuk është vetëm zgjidhje për kontestin e emrit mes dy vendeve, por edhe marrëveshje për partneritet strategjik afatgjatë dhe zhvillim në plan të gjerë në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Veçmas me rëndësi është që në periudhën që pason priten vendime të rëndësishme politike për lehtësimin e iniciativave të komunitetit të biznesit mes dy vendeve siç janë marrëveshjet për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe mbrojtje të investimeve”, theksohet në kumtesë.
Dy bashkëbiseduesit janë dakorduar se pas dy vitesh të Marrëveshjes së Prespës, oponentët konstruktiv të marrëveshjes në dy vendet kanë pranuar se bëhet fjalë për marrëveshje historike me rëndësi të madhe për të ardhmen e popujve të dy vendeve.
Në takimin që është mbajtur në Parlamentin e Republikës së Greqisë, kanë marrë pjesë zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike, koordinim të resurseve ekonomike dhe investimeve, Fatmir Bytyqi dhe zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Nikolla Dimitrov./MIA
