Zaev -Cakaj: Qeveria e re është konfirmim për përcaktimet euroatlantike dhe inkurajim për avancimin e rajonit

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten do të vizitojë Maqedoninë

Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut. Këtë e bëri të...

Bislimi: Bullgaria gjithnjë ka qenë në anën e gabuar të historisë

Historiani Muzafer Bislimi në Click Plus në TV21, tha se Bullgaria gjithmon ka qenë në anën e...

Ratkoceri: Bullgaria nuk do të kërkojë ndryshime Kushtetuese!

Nga pala bullgare nuk është bërë presion për ndryshime Kushtetuese – tha Arben Ratkoceri në Click Plus...

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takua me Gent Cakaj, ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, në të cilin është konstatuar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk kanë çështje të hapura dhe se kjo hapë rrugën për bashkëpunim në sferat e rëndësishme për qytetarët.

Siç bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për media të Qeverisë, bashkërisht u konstatua se të dyja vendet nuk kanë çështje të hapura dhe se po hapet rrugë që të shfrytëzohet i gjithë potenciali nga sferat e rëndësishme për qytetarët, siç janë infrastruktura, energjetika, ekonomia, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetesës në të dyja shtetet. Në këtë drejtim u bisedua edhe për mundësinë e mbajtjes së mbledhjes ndërqeveritare.

- Advertisement -

“Qëllimi ynë është evropeizmi i shtetit dhe zhvillimi ekonomik. Formuam Qeveri stabile dhe jemi të orientuar drejt përforcimit të kapaciteteve të sistemit, në veçanti përmes arsimit dhe sundimit të së drejtës. Kemi suksese të mëdha pas nesh, ato janë marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë, ndërtojmë në shtet “Një shoqëri për të gjithë”, të barabartë për të gjithë qytetarët dhe e gjithë kjo mundësoi që në këtë mandat të përkushtohemi në avancimin e vendit në të gjitha fushat në dobi të përditshmërisë së qytetarëve”, theksoi kryeministri Zaev.

Në mbledhje bashkërisht u konstatua se rajonit i nevojitet stabilitet dhe zhvillim ekonomik i përforcuar dhe se është në interes të përbashkët zgjidhja e të gjitha çështjeve bilaterale nëpërmjet dialogut, sikurse shembulli që e dha Republika e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet marrëdhënieve të mira fqinjësore, me qëllim të perspektivave euroatlantike në tërë Ballkanin Perëndimor.

Në takim u shprehën urime për riemërimin e Kryeministrit Zaev funksionin e Kryeministrit, si dhe për zgjedhjen e Qeverisë së re ku shihet konfirmimi i përcaktimit të qytetarëve dhe shtetit drejt integrimeve euroatlantike, bëhet e ditur në kumtesë./MIA

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten do të vizitojë Maqedoninë

Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut. Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministri i parë dhe...

Bislimi: Bullgaria gjithnjë ka qenë në anën e gabuar të historisë

Historiani Muzafer Bislimi në Click Plus në TV21, tha se Bullgaria gjithmon ka qenë në anën e gabuar të historisë.

Ratkoceri: Bullgaria nuk do të kërkojë ndryshime Kushtetuese!

Nga pala bullgare nuk është bërë presion për ndryshime Kushtetuese – tha Arben Ratkoceri në Click Plus në TV21.

Në komisionin maqedono-bullgar të ketë edhe shqiptarë – tha Ratkoceri në Click Plus

Gazetari Arben Ratkoceri nëpërmjet emsionit Click Plus sugjeroi që në komisionin maqedono-bullgar të ketë edhe shqiptarë. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/3307059782663361

Llalla: Hapja e çështjes Shkup-Sofje nuk është e drejtë, Bullgaria do të dështojë në këtë gjë!

Historiani Arben Llalla në Click Plus në TV21, thotë se nuk është e drejtë hapja e çështjes mes Maqedonisë së Veriut dhe...

More Articles Like This