Zaev: Bombat e radhës do prekin marrëdhëniet ndëretnike

TË FUNDIT

Kreu i opozitës në Maqedoni, Zoran Zaev paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të publikojë materiale të ndjeshme, që do të prekin marrëdhëniet ndëretnike. Zaev nga Ohri tha se bashkësitë etnike në Maqedoni do të ndihen të prekura nga materialet që do t’i shpalos në vijim dhe kërkoi të përmbahen nga shfryrja e mllefit të tyre ndaj palës tjetër etnike. Sipas Zaev, për ato që do t’i dëgjojnë qytetarët nuk janë fajtorë ata, por disa zyrtarë të Qeverisë.
Zaev porositi që nëse qytetarët dëshirojnë të protestojnë, atëherë maqedonasit dhe shqiptarët këtë ta bëjnë së bashku, e jo ndarazi.21 Media